
Serafini & Vidotto
Që nga viti 1985, në një territor të shtrirë mes kodrave, pyjeve, luginës dhe brigjeve te lumit Piave, Serafini&Vidotto, kanë kultivuar gjithmonë me të njëjtën këmbëngulje idenë e verës që karakterizohet nga finesa, pastërtia, identiteti dhe karakteri. Fjalë që mund t’i thonë të gjithë, por që mund t’i aplikojnë vetëm ata pak prodhues të verërave që kanë pasion dhe durim.
