
Gautheron Alain et Cyril
Nga 1809, prej më se shtatë brezash, familja Gautheron prodhon verëra elegante, të cilat respektojnë karakteristikat tradicionale të zonës Chablis. Vreshtat e familjes Gautheron, shtrihen në 14 parcela që kanë mikroklimë, lartësi e terrene të ndryshme, elementë kryesorë që sigurojne kualitetin e lartë të verërave të Gautheron-it. Në vecanti, në tre prej ketyre parcelave kultivohen hardhi mbi 50-60 vjecare (Vieilles Vignes), që i dhurojnë verërave të prodhuara prej tyre karakteristika unike e një jetëgjatësi të rrallë. Nga produktet klasike të Chablis, te Premier Cru e deri tek Grand Cru, verërat e Gautheron vlerësohen shumë ndërkombëtarisht dhe gjenden në disa nga restorantet më të mira në botë.
