Castello Bonomi prodhon Franciacorta Brut “Cru Perdu Millesimato’’ vetëm në ato vite që janë të paharrueshme për prodhimit e rrushit. Pra është një etiketë e tepër e veçantë sepse nuk ështe e thënë që prodhohet çdo vit!
Serioziteti i kësaj kantine, e gatshme të humbasë prodhimin e një apo disa viteve që nuk paraqesin kushtet e përshtatshme klimatike për pjekjen e frutit, është garancia më e mirë per cilësinë e ketij produkti, pra dhe një nga arsyet për të cilat kjo verë ka hyrë në perzgjedhjen e SELECTION WINE & SPIRITS.
Historia e emrit “Cru Perdu Millesimato”
Ishte vera e vitit 1986 kur Luigi Bersini, Chef de Cave në Bonomi, gjatë një shëtitjeje, duke lënë vreshtat për t’u nisur drejt pyllit, vuri re disa bimë hardhie midis dredhkave dhe shkurreve të egra.
Ai zbuloi se pylli, me kalimin e viteve, kishte zaptuar një pjesë të tokës, duke fshehur në këtë mënyrë një vresht të vjetër. Vreshti i humbur, CruPedru, i jep emrin kësaj cuvee të mrekullueshme të zonës Franciacorta.

Si prodhohet Franciacorta “Cru Perdu Millesimato”
Brut Franciacorta “Cru Perdu Millesimato” e ka origjinën nga bashkimi i lumtur i dy hardhive ndërkombëtare, Chardonnay dhe Pinot Noir.
Hardhitë e këtyre dy varieteteve rriten në shpatet e Monte Orfano, në zonën më jugore të emërtimit Franciacorta, në vreshta të vendosura në rreth 275 metra mbi nivelin e detit. Rendimentet në vresht nuk i kalojnë kurrë 45 kuintalë për hektar, në mënyrë që rrushi të jetë gjithmonë rrush perfekt.
70% Chardonnay dhe 30% Pinot Noir, janë raportet per prodhimin e kësaj vere në ato vite kur këto dy vreshta paraqesin një strukturë veçanërisht acidike dhe të shijshme, ideale për të dhuruar më pas një gllënjkë komplekse dhe jetëgjatë.
Rrushi, pasi sillet në dhomat e Castello Bonomi që përdoren për prodhimin e verës, shtypet butësisht dhe fermentohet fillimisht në çelik. Fermentimi i dytë, ne bazë të rregullores së Metodës Klasike, bëhet në shishe. Kjo verë qëndron në kontakt me majatë e saj për 84 muaj. Në fund të maturimit, ne vazhdojmë me operacionet e “sboccatura”, dozimi dhe mbushje.
Karakteristikat e Franciacorta brut “Cru Perdu Millesimato”
Cru Perdu Castello Bonomi është një Millesimato Franciacorta, në gotë, ka një ngjyrë shumë të ndritshme të ngjashme me një nuancë të verdhë kashte; bulëzat karakterizohen nga një kokërr e imët dhe një qëndrueshmëri e gjatë.
Buqeta e aromeve që arrin ne nuhatje ofron nota delikate dhe të rafinuara, ku lulet e bardha dhe agrumet alternohen me majanë dhe ndjesi pak pikante dhe balsamike.
Në gojë kjo verë ka një strukturë të shkëlqyer, të gjerë dhe mbështjellëse, gllënjka është e ekuilibruar në mënyrë perfekte, e karakterizuar nga një shije aromatike dhe e këndshme.
Një bulëz e punuar në mënyrë të përsosur, me të cilën Castello Bonomi prezanton një produkt me vjetërsi të gjatë, perfekt për të festuar rastet më të gëzueshme.
Ngrini dollitë tuaja më të gezuara me Franciacorta Brut Cruperdu Millesimato!
